Futbollistët e klubit me origjinë shqiptare të Luginës së Preshevës janë bërë pre e dhunës në ndeshjen e fundit ndaj skuadrës së Levosojës në ligat inferiore të kampionatit serb.
Klubi shqiptar ka denoncuar këtë ngjarje ku shumë nga lojtarët e Luginës mbetën të lënduar nga sulmi fizik i skuadrës vendase gjatë ndeshjes. Shkak për dhunën është bërë origjina shqiptare e klubit, i cili është ofenduar gjithashtu përgjatë 90 minutave nga të pranishmit në shkallët e stadiumit.
Skuadra e Luginës kërkon drejtësi tek autoritet përkatëse për këtë ngjarje, ndërsa thekson se të drejtat e futbollistëve shqiptarë në këtë aktivitet janë të mjerueshme. (A2 Televizion)