Aksidenti më i çuditshëm me avion

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 22:20 | Bota

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, aty ku një avion pasagjerësh u aksidentua duke u përfshirë edhe nga flakët, por fatmirësisht të gjithë pasagjerët në bord shpëtuan.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket avioni i përmbysur, ndërsa pranë tij kanë shpërthyer flakët. Piloti nuk arriti të bënte ulje të sigurt në aeroportin ndërkombëtar Adan Adde.

Mësohet se në bordin e avionit ishin 36 pasagjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos