Aksidenti në Greqi, 6 shqiptarë të vdekur, sot flamuri kuqezi ulet në gjysmë shtizë

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 10:51 | Bota
Aksidenti në Greqi, 6 shqiptarë të vdekur, sot flamuri kuqezi

Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që humbën jetën në përplasjen e trenave në Greqi.

 Ministria jone e jashtme njoftoi se, pas komunikimit me autoritetet greke, konfirmohet se gjashte shqiptare kane humbur jetën në këtë tragjedi.

Viktimat janë Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato, Denis Ruçi, Erieta Molko, këto të fundit të konfirmuar nga ministria e Jashtme ditën e sotme.  

Ministria e jashtme u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Tragjedia u shkaktua me 1 mars nga përplasja me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë të një treni udhëtarësh ku ndodheshin rreth 350 persona, me një tren mallrash. Përveç zjarrit, 3 vagonë të trenit të udhëtarëve përfunduan jashtë shinave në afërsi të Larissas.

Mijëra vetë po protestojnë prej ditësh në Athinë dhe Selanik, të tronditur për tragjedinë, ndërsa stafi hekurudhori zhvilloi një grevë 1-ditore, duke fajësuar qeverinë për neglizhencë dhe braktisje të sistemit hekurudhor.

Janë 57 viktimat deri më tani, por numri i personave të humbur është po aq i madh, ndërkohë që 85 janë plagosur.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/03/tragjedia-hekurudhore-ne-greqi-57-viktima-e-56-te-humbur-mes-tyre-edhe-shqiptare/
https://a2news.com/2023/03/01/video-momenti-fatal-kur-dy-trenat-perplasen-koke-me-koke-me-166-km-h-ne-greqi/
https://a2news.com/2023/03/04/dalin-emrat-e-konfirmuar-4-shqiptare-mes-viktimave-te-aksidentit-ne-greqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos