Aksidenti te “Shallvaret”, lirohet shoferi i autobusit

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 14:10 | Kronikë
Aksidenti te “Shallvaret”, lirohet shoferi i autobusit

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Agron Xhafën, shoferin e autobusit të unazës, që shkaktoi aksidentin pranë Shallvareve në kryeqytet. Me kërkesë të prokurorisë, Xhafa u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më 27 shkurt, autobusi i drejtuar nga Xhafa u përplas fillimisht me një automjet tip fuoristradë, ndërsa nga përplasja e fortë dhe zhvendosja e autobusit u dëmtuan dhe 8 automjete të tjera. Më pas, autobusi,  me një shpejtësi tej normave të lejuara u përplas me automjetin luksoz tip Porsche. Në aksident u përfshinë 10 makina dhe u plagosën 9 persona, përfshirë drejtuesin e mjetit tip Porsche, shoferin e autobusit, si dhe drejtues të mjeteve të tjerë e pasagjerë në urban. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/28/pikepyetjet-e-aksidentit-te-shallvaret-patologjite-dhe-koha-e-pushimit-te-drejtuesve-te-automjeteve/
https://a2news.com/2023/02/28/pergjegjesia-e-aksidentit-te-shallvaret-eksperti-karati-hetimi-te-mos-perqendrohet-vetem-tek-shoferi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos