Shtëpi bari në Tiranë, 3 në pranga. Sekuestrohen 100 mijë euro

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 10:33 | Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, të cilët kishin ngritur një “shtëpi bari” në Tiranë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal. Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. 

Të arrestuarit

- E. P. alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë; 

- A. M., 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;

- G. M., 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë. 

Vocaj tha se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos