Trafik droge dhe armësh në Spanjë, kapet në Fier pjesëtari i grupit kriminal

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 09:01 | Kronikë
Trafik droge dhe armësh në Spanjë, kapet në Fier

Pjesëtari i një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe armësh, kryesisht në Spanjë, është arrestuar sot nga policia e shtetit në Fier, në bashkëpunim me Interpol.

Bëhet fjalë për 67-vjeçarin me inicialet Gj.P, banues në Fier, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle me akuzat “Trafikimi i narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", “Organizata kriminale", “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Kjo akuzë e  fundit, tregon edhe se si banda përshtaste ambiente të mbyllura në vendin e BE-së për t’i shndërruar në “shtëpi bari”, duke kultivuar kanabis falë disa llambave, që konsumojnë një sasi të konsiderueshme energjie.

Pak ditë më parë, një tjetër pjesëtar i bandës ishte arrestuar po në të njëjtin qytet, kësaj radhe 22-vjeçari XH.A.

 Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e shtetasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos