Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Varhelyi: Lajm i tmerrshëm. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 07:23 | Ballkani
Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Varhelyi: Lajm i tmerrshëm.

Për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, pasi një autobus u përfshi nga flakët pas përplasjes, ka reaguar edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Në një postim në Twitter ai shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e viktimave dhe solidarizohet me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Oliver Varhelyi. (A2 Televizion)

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1463027656799182851

A2 CNN Livestream

Latest Videos