Ende peng negociatat e anëtarësimit, Bullgaria nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 16:52 | Ballkani

Shuhen shpresat që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian brenda këtij viti. Nga partia “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila pritet të formojë qeverinë e re të Sofjes, thonë se nuk ka gjasa që deri më 14 dhjetor të arrihet marrëveshje me Shkupin për çështjet e hapura dhe heqje të vetos.

Daniel Lohrer, kandidat potencial për drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, thotë se nëse mbetet vetëm historia për të ecur në negociata me Maqedoninë e Veriut, atëherë nuk mund të pritet rezultat I mirë për të dyja palët.

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Lohrer.

Daniel Lohrer, kandidat potencial për drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë

”Deklarata e përfaqësuesit të partisë “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila fitoi zgjedhjet e 14 nëntorit në Bullgari, u bë gjatë një prononcimi për median BTV. Ajo vjen pas sinjaleve për një zbutje të mundshme të qëndrimeve të Sofjes ndaj Shkupit, gjë e cila nxiti shpresat e qeverisë së Zoran Zaev për një zhbllokim të negociatave të anëtarësimit brenda këtij viti.

Megjithatë Bullgaria do të heqë veton e saj vetëm pas zgjidhjes së dallimeve për gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike si dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoni të Veriut. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/15/bullgari-partia-e-sapolindur-fiton-zgjedhjet-sinjale-pozitive-per-shkupin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos