
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për shoferin Zija Murati, i cili ishte në drejtimin e makinës së aksidentuar në Kodër Kashar, ku mbetën të vdekur 3 persona, kushërinj me njëri-tjetrin.
Paraprakisht, shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia, ndërsa prokuroria është duke pritur edhe akt-ekspertimin për të parë nëse i riu ka qenë në efektin e alkoolit. (A2 Televizion)