Koronavirusi u merr jetën 3 anëtarëve të së njëjtës familje në Mirditë

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 14:58 | Kronikë
Koronavirusi u merr jetën 3 anëtarëve të së

Koronavirusi ka rezultuar fatal për 3 pjesëtarë të një familje në Rubik të Mirditës. Dy prindërit, Hamit dhe Dushe Cara, përkatësisht 75 dhe 73 vjeç, si dhe djali i tyre, Albani, 49 vjeç, nuk kanë arritur dot ta përballojnë këtë virus.

Ajo që ka përjetuar edhe dhimbjen më të madhe ka qenë e moshuara Dushe Cara, të cilës në fillim virusi i ka prekur edhe të vëllanë duke i marrë jetën, më pas Covid ka prekur bashkëshortin dhe djalin e vetëm, e ndërsa Dushe Cara ka qenë e fundit që ka ndërruar jetë.

49-vjeçari, Albani, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në spitalin e Rrëshenit, ndërsa nëna e tij, Dushe Cara, pas përkeqësimit që pati u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku vetëm pak ditë më pas, Covid i mori jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos