Dështon në seancën e parë procesi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 15:21 | Kronikë
Dështon në seancën e parë procesi ndaj ish-gjyqtares së

Gjykata e Posaçme nisi me një seancë të dështuar procesin gjyqësor ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku dhe 8 të pandehurve të tjerë të dosjes, të akuzuar për “korrupsion”.

Shkak është bërë mungesa e të pandehurës, Manuel Mallkuçi, prania e së cilës ishte e nevojshme për të konfirmuar nëse i qëndron kërkesës për gjykim të shkurtuar, apo jo. Seanca e radhës u caktua për në datën 2 nëntor.

Të pandehurit e dosjes akuzohen për ngritjen e një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës, ku kundrejt ryshfetit nga 6 deri në 12 mijë euro, “shtronin rrugën” për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

(A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/21/gjyqtares-enkelejda-hoxha-i-refuzohet-per-here-te-trete-lirimi-nga-qelia/
https://a2news.com/video/klgj-shkarkon-gjykatesen-e-krujes-enkelejda-hoxha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos