
Forcat e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë arrestuar 4 shtetas të huaj që akuzohen për një skemë mashtrimi që po i mundësonte disa personave kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Një shtetas gjerman, me inicialet A.H. akuzohet se falsifikonte viza gjermane, falë të cilëve po tentonin të kalonin kufirin dy shtetas sirianë, një burrë dhe një grua, dhe një palestinez.
Personat u arrestuan për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave", ndërkohë që materiali hetimor iu kalua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)