
Policia e Krujës njofton se ka nisur hetimet pasi në dy ditët e fundit rreth 35 shtetas janë paraqitur në spitalin rajonal të qytetit me shenja helmimi.
Menjëherë është ngritur një grup hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve.
Gjithashtu, janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë dhe po priten analizat për të përcaktuar shkaqet e helmimit. (A2 Televizion)