Një makinë është aksidentuar në qytetin e Vlorës ndërsa ishte në ndjekje nga makinat e policisë.
Makina tip Volkswagen duke qenë se ishte me shpejtësi ka dalë nga rruga në lagjen “10 korriku” dhe është përmbysur.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Ende nuk ka detaje për aksionin e policisë dhe nëse nga aksidenti ka të lënduar.
Sipas burimeve në automjetin që po ndiqej nga policia mund të ketë sende të jashtligjshme. (A2 Televizion)