
Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë "arrest me burg" për drejtuesin e mjetit, David Gjonaj, që aksidentoi për vdekje çiftin polak. Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 27-vjeçarit.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që drejtuesi i mjetit në gjykate ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.
Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani. (A2 Televizion)