Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 516 pacientë aktivë, 14 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 18:12 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 516 pacientë aktivë, 14

Situata nga koronavirusi në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e raportuara këtë të diel nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 646 testime nga të cilat 45 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 26 qytetarë janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vetëm janë 516 persona aktivë me koronavirus.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 646 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:

21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.

Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Mars 2022)

Raste të reja ditore           45

Të shëruar në 24 orë        26

Të shtruar në spitale         14

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   646

Testime totale               1,773,637

Raste pozitive                   273,432

Raste të shëruara               269,425

Raste Aktive                             516

Humbje jete                           3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              246

Fier                  70

Vlorë                70

Gjirokastër      35

Berat                 19

Elbasan           16

Shkodër           16

Durrës             13

Kukës              12

Korçë              8

Dibër                6

Lezhë                5 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos