Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zgjidhet kryetari

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 12:14 | Aktualitet
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zgjidhet kryetari

Kryetari i ri i Këshillit të lartë të Prokurorisë do të jetë Alfred Balla.

Balla u votua me 10 vota pro, duke zëvendësuar në postin e rëndësishëm Gent Ibrahimin. Balla mbante postin e zëvendëskryetarit nga dhjetori i vitit 2018, i zgjedhur nga shoqëria civile.  

Balla ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 në Universitetin e Tiranës dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike nga viti 2020.

Në vitet 1991-1998 ka punuar në detyrën e Prokurorit të sektorit gjyqësor në Fier e Lushnjë. Në vitet 1998-2003 dhe 2007-2012, ka ushtruar profesionin e lirë si avokat, ndërkohë që në periudhën 2003-2006, ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit, kurse deri në vitin 2017, ka punuar në pozicionin si Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

Ai është angazhuar në organizma joqeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos