Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat e plazheve të Velipojës dhe Karaburunit.
Në Velipojë, procesi i shembjes së ndërtimeve pa leje ka hasur fillimisht në një rezistencë të pronarëve të këtyre objekteve, por që me ndërhyrjen e forcave të rendit që mbështesnin aksionin e IKMT, procesi ka vijuar me prishjen e objekteve.
Ndërsa në zonën e Karaburunit, inspektorët dhe mjetet e IKMT nuk kanë hasur pengesa dhe kanë realizuar normalisht prishjen e objekteve pa leje.
Ky aksion do të vijojë në të gjithë bregdetin shqiptar, ku janë evidentuar ndërtime të paligjshme. (A2 Televizion)