
Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është autori i një akti makabër në zonën e Frauenfeld TG, në Zvicër.
Gazeta ‘Blick’ shkruan se autori i ka prerë kokën gjyshes së tij 74-vjeçare, një shqiptare nga Maqedonia. Sipas gazetës zvicerane, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në apartament ka gjetur vetëm trupin, ndërsa koka ishte e shkëputur. E moshuara shqiptare nga Maqedonia jetonte në Zvicër pasi ishte transferuar nga Italia.
Policia, në zonën e aeroportit në Kloten, ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, i cili është identifikuar si shtetasi Fatmir T. me nënshtetësi italiane.
Sipas të dhënave të para nga hetimet, mësohet se 19-vjeçari nuk është mjaftuar me aktin makabër, por edhe e ka filmuar më pas viktimën, gjyshen e tij, me celular.
Sipas portalit “20 Minuten”, i riu me origjinë shqiptare prej kohësh vuante nga problemet psikike dhe problemet me drogën. (A2 Televizion)