“Super operacioni” i policisë në Shijak, lihet i lirë pas 12 orësh Flamur Avdyli!

Nga A2 CNN
22 Tetor 2018, 09:01 | Kronikë

Nuk ka qëndruar më shumë se 12 orë i shoqëruar në polici Flamur Avdyli, vëllai i Astrit Avdyli, i cili sipas policisë, është drejtuesi i grupit të Shijakut.

Mbrëmjen e së dielës, policia finalizoi një super operacion duke vënë në pranga më shumë se 20 persona, ku disa prej tyre ishin nga familja Avdyli, ku kryesori i arrestuar sipas policisë, është Astrit Avdyli.

Përveç tyre mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua për mungesë provash.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë ‘Orges Albania 2016’ dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.

https://a2news.com/2018/10/21/goditen-te-fortet-e-shijakut-trafikonin-heroine-ne-shqiperi-e-gjermani/

Burime nga policia bëjnë të ditur se pjesë e kësaj dosje është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën, ish-kapon e Durrësit, që është arratisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos