Aktiv1st në SPAK, PD: Është shumë herë më keq, sesa patronazhistët

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 16:31 | Politikë
Aktiv1st në SPAK, PD: Është shumë herë më keq,

Partia Demokratike i kërkon SPAK që të nisë hetimet për aplikacionin Aktiv1st që është krijuar nga Partia Socialiste. Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të padisë në prokurorinë e posaçme, deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky aplikacion dhunon të drejtat e zgjedhësve dhe cenon votën e lirë dhe sipas tyre është më keq se lista e patronazhistëve.

“Nuk mund të tërhiqet zvarrë një çështje që nuk ka të bëjë me kontrollin e votës, por të zgjedhësve. Një kontroll sistematik me një plan kriminal me një veprim të strukturuar kriminal që e ka burimin nga kryeministri, i shtrirë në të gjithë administratën, duke dhunuar haptazi të drejtën e zgjedhësve në Shqipëri. E gjithë administrata është nën presion kriminal për të ndikuar në procesin zgjedhor dhe votën e tyre. I bie barra këtij institucioni që të krijojë një situatë që ndoshta zgjedhësit të kenë besim te një proces zgjedhor, tashmë i brutalizuar në disa palë zgjedhje nga PS. Është cenuar sekreti dhe liria e votës. Është shumë më keq se patronazhistët. Përdorimi i këtij aplikacioni kriminal duhet të ndalet menjëherë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos