Aktiviteti i Ramës në Surrel, PD: Mësuesit u urdhëruan të bëjnë propagandë

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 17:33 | Politikë
Aktiviteti i Ramës në Surrel, PD: Mësuesit u urdhëruan

Partia Demokratike akuzon se mësuesit u urdhëruan të bëjnë propagandë për kryeministrin.

Ish-kreu i grupit demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës postoi një komunikim të drejtorit të zyrës vendore arsimore të Tiranës.

Kreshnik Çollaku thotë se përmes këtij mesazhi janë urdhëruar Drejtorët e Shkollave në Tirane të detyrojnë të gjithë mësuesit të shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitetin e ditës së Kryeministrit.

‘’Sot kryeministri ka pasur një të shtunë ndryshe. Mund ta ndiqni në faqen e tij zyrtare dhe mund ta përcillni mesazhin e tij tek të gjithë mësuesit’’, është porosia që demokratët thonë se u shpërnda te drejtorët e shkollave për aktivitetin e kryeministrit dhe kryebashkiakut në shkollën e Surrelit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos