Rama kritika Veliajt, kryeministri: Më shumë investime në Surrel

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 17:15 | Politikë
Rama kritika Veliajt, kryeministri: Më shumë investime në Surrel

Që kur u betua për mandatin e tij të dytë si kryebashkiak, Edi Rama i la porosi Erion Veliajt të punonte edhe në periferi të Tiranës. Për t’ia dëshmuar angazhimin e tij, Veliaj i tregoi këtë fundjavë kryeministrit ndryshimin që ka pësuar shkolla në fshatit të tij në Surrel.

Ajo është rikonstruktuar dhe është gati për 350 nxënës nga 9-vjeçarja deri në shkollën e mesme.

“Këtu ka qenë shumë keq”, por kryebashkiaku nuk e kalon me kaq provën e tij. Kryeministri nuk është i kënaqur me punën e bërë në Surrel. 

“Besoj shumë dhe shpresoj shumë që edhe disa nevoja të tjera të komunitetit. Nuk duam t’ju vemë në pozitë të vështirë se na keni ardhur në shtëpi, e na takon t’ju marrim me të mira. Dhe Xhemali është si diversant këtu se është pak më andej. Nuk dua që t’i forcoj shumë presionin, ne presim, por tolerancën tonë mos e merrni për dobësi, durimin tonë mos e merrni se ne nuk shohim se çfarë ndodh rreth e rrotull”

Kryebashkiaku ishte kujdesur që të ishte edhe ansambli i Tiranës, i cili sipas Veliajt shuan ndryshimin mes fshatit e qytetit. Por në emër të fshatit flet përsëri kryeministri. “Nuk na rreni dot as me dajre e fizarmonika, por ne kemi nevojë dhe më shumë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos