
Numri dy i socialistëve, Taulant Balla përshëndeti hetimin e nisur nga SPAK në lidhje me videon e publikuar në media, ku pretendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.
Ai paralajmëroi një reagim të ashpër, nëse Prokuroria e Posaçme do të ngrejë akuza ndaj Allës, duke shprehur neveri nëse ato do të vërtetohen.
“Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë kurrë në mbrojtje askënd të vendosur nën hetim për një çështje. Unë nuk di kush janë pistat që po heton prokuroria dhe mezi pres që sapo prokuroria të ketë ngritur akuza të caktuara, padyshim që reagimi ynë do të jetë i ashpër”, deklaroi Taulant Balla. (A2 Televizion)