Aktori Alec Baldwin paditet nga familjarët e kinematografes që vrau

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 22:01 | Aktualitet
Aktori Alec Baldwin paditet nga familjarët e kinematografes që vrau

Alec Baldwin dhe producentët e filmit “Rust” janë paditur nga avokatët e familjes së kinematografes që aktori i njohur vrau me armë zjarri në shesh-xhirim.

Sipas avokatëve të familjes, arma nuk ishte e nevojshme në skenë dhe se vdekja e Halyna Hutchins erdhi nga mungesa e organizimit dhe pakujdesia.

Kinematografja Halyna Hutchins u vra në tetor gjatë xhirimeve të filmit “Rust” kur arma që Baldwin mbante në dorë shkrepi.

Në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia, Alec Baldwin tha se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins. Sipas raportimeve, aktori besonte se arma ishte bosh. Atij i ishte dorëzuar arma nga ndihmësdrejtori Dave Halls. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos