Aktori i njohur Roberto Benigni feston 70-vjetorin

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 07:09 | Showbiz
Aktori i njohur Roberto Benigni feston 70-vjetorin

Roberto Benigni është aktor komik, regjisor dhe skenarist i shumë filmave të kinemasë italiane. Interpretues i monologjeve popullore dhe ironike, ai është kthyer në një nga personazhet më të njohura dhe më të vlerësuara publike në Itali dhe në botë.

Interpretimet e tij kinematografike dhe paraqitjet e tij televizive sjellin në skenë një personazh të gëzueshëm dhe të vrullshëm, duke qenë gjithmonë i paparashikueshëm në daljet e tij publike.

Fitoi dy çmime Oskar me filmin e tij të famshëm “La vita e bella”, si aktori më i mirë protagonist dhe si regjisori më i mirë i vitit. Benigni është i njohur si lexues dhe interpretues mahnitës i “Komedisë Hyjnore” të Dante Alighierit dhe çdo dalje e tij në Rai ka prekur rekordet në numrat e audiencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos