“I jam shumë mirënjohës”, Perry tregon se cili nga “Friends”-at e ka ndihmuar më shumë në periudhën e vështirë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 15:02 | Showbiz

Matthew Perry ka zbuluar se Jennifer Aniston ka qenë kolegia që i ka vënë në dukje se kishte marrë rrugën e gabuar dhe ajo që është interesuar më shumë për të gjatë periudhave që ka kaluar në rehabilitim.

53-vjeçari i cili ka interpretuar personazhin Chandler në serialin “Friends”, në një intervistë për ABC News, tha: “Në vitet 2000 isha krejt i vetëm, takoja vetëm shitës droge. Mbaj mend që një ditë, gjatë xhirimeve të “Friends”, Jennifer Aniston më afrohet dhe më thotë që ajo dhe të gjithë aktorët e tjerë e dinin që unë pija. Ka qenë një moment shumë i frikshëm për mua. Aniston ishte ajo që u interesua më shumë për mua. I jam shumë mirënjohës për këtë”.

https://a2news.com/2022/05/01/matthew-perry-shume-larg-personazhit-chandler/

Disa ditë më parë, në një intervistë për revistën “People”, 53-vjeçari rrëfeu se ka qenë shumë pranë vdekjes. Në atë kohë u raportua se aktori vuante nga një perforim gastrointestinal, por në realitet ai kaloi javë të tëra duke luftuar për jetën pasi i shpërtheu zorra e trashë nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Ai kaloi dy javë në koma dhe 5 muaj në spital.

“Mjekët i thanë familjes se kisha 2% mundësi për të jetuar”, kujton aktori. Kjo ndodhi si pasojë e varësive që e detyruan Perryn që të hynte në rehabilitim plot 15 herë dhe t’i nënshtrohej 14 operacioneve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/19/mjeket-thane-se-kisha-vetem-2-mundesi-per-te-jetuar-rrefehet-protagonisti-i-serialit-friends/

A2 CNN Livestream

Latest Videos