
Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi kanë vjedhur vota vjet në kuti për Lulzim Bashën kur u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë akuzë e deklaroi në “Dita Jonë” mëngjesin e së hënës kandidati i tërhequr nga gara për kreun e PD-së, Edvin Kulluri.
Ndërkohë, i ftuar në Debat nga Alba Alishani, Belind Këlliçi reagoi ndaj këtyre akuzave, duke thënë se do të hiqte dorë nga çdo funksion nëse do të gjendej një provë e vetme.
“Janë të pavërteta. Ftoj zotin Kulluri dhe këdo tjetër që ka një pretendim që kam prekur votën e një demokrati të vetëm të më paraqesin një provë, një fakt dhe unë tërhiqem nga çdo funksion që kam. Në atë proces nuk kam cenuar asnjë procesverbal. Nuk kam ndërhyrë në asnjë proces, jo më në kuti votimi”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)