
Socialistët hodhën poshtë draftpropozimin për zgjedhjen e Presidentit, të hartuar nga Enkelejd Alibeaj, para se ky i fundit t’ia prezantonte të tijëve në mbledhjen e grupit.
“Propozimi i tyre është maksimalist. Më duket pavend, që në një tryezë t’i thuash tjetrit se nuk ka të drejtë të propozojë”, tha Balla.
Duke e vlerësuar për inciativën e hartimit të një propozimi, Balla i kujtoi Alibeajt të drejtën e mazhorancës për të bërë propozimet e saj.
Draftpropozimit të Alibeajt, Balla i gjeti një vend, teksa deklaroi se mund të përdoret për procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Procesi i zgjedhjes së Presidentit pritet të nisë ditën e martë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me miratimin e agjendës parlamentare për votimin e kandidaturave. (A2 Televizion)