Akuzat e PD në Divjakë, Ministria e Brendshme: Nisin hetimet

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 14:44 | Aktualitet
Akuzat e PD në Divjakë, Ministria e Brendshme: Nisin hetimet

Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme rezultatet do të publikohen në përfundim të hetimit.

“Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.

Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e ministrisë së Brendshme.

Paraditen e sotme kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Divjakë denoncoi dhunën  e ushtruar ndaj një qytetareje nga shefi i komisariatit të Policisë dhe kërkoi arrestimin e këtij të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos