All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Akuzat e PD për tenderin 1.5 milion euro, SPAK merr në pyetje 3 zyrtarë të Mbrojtjes

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 21:17 | Aktualitet
Akuzat e PD për tenderin 1.5 milion euro, SPAK merr në pyetje 3
All - Paragraf - 1

Prokuroria e Posaçme, SPAK, mori në pyetje tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtes.

Ata u pyetën për llogari të hetimit të nisur lidhur me tenderin 1.5 milionë euro për blerjen e ushqimeve për Rezervën e Shtetit, i fituar nga një kompani nga Maqedonia e Veriut.

All - Paragraf - 3

Tenderi i zhvilluar me procedurë të përshpejtuar u kallëzua nga PD-ja si tender pa garë. Sipas burimeve, tre anëtarët Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Erik Feta kanë pohuar se gjithë procedura ka qenë në zbatim të rregulloreve dhe ligjit.

https://a2news.com/2020/04/06/maskat-e-skaduara-spak-nis-hetimet-per-ministrine-e-mbrojtjes-dhe-te-shendetesise/

Gjatë së martës, SPAK mori në pyetje tre anëtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylli Imeri, Dafina Meço dhe Adriatik Dapaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos