
Pedagogia dhe ish-kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, është shkarkuar nga rektori Mynyr Koni, pasi sipas tij “në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës”, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë.
Keta është akuzuar nga rektori edhe për një seri shkeljesh të tjera, që i kanë kushtuar asaj kontratën e punës me Universitetin.
Pas vendimit, Keta ka reaguar duke cilësuar si “të paprecedentë dhe të pavlefshëm” vendimin e rektorit, nga momenti që “Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion”.
Keta ka akuzuar Konin për një akt që cilëson si “mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin”. (A2 Televizion)