
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përshëndeti rinisjen e punës së tryezës për Reformën Zgjedhore edhe pse situata nuk është e lehtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas ambasadorit Soreca është shumë e rëndësishme që kjo reformë mbështetet nga të gjithë aktorët, e cila gjithashtu është dhe një ndër kushtet e KE-së për vijueshmërinë e procesit të integrimit.
“Është thelbësore që Këshilli Politik rifilloi punën ndërpartiake për Reformën Zgjedhore edhe në këto kohë të vështira të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. E rëndësishme që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë të Shqipërisë për të përmbushur sa më shpejt kushtet e vendosura nga Këshilli i Evropës”, shkuan Soreca në Twitter. (A2 Televizion)