Akuzat ndaj Placido Domingo, sopranoja Ermonela Jaho i del në krah

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 19:35 | Aktualitet
Akuzat ndaj Placido Domingo, sopranoja Ermonela Jaho i del në krah

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho i ka dalë në mbështetje të tenorit të famshëm Placido Domingo në këtë moment të vështirë që ai po kalon pasi akuzohet për abuzim seksual nga 8 këngëtare dhe kërcimtare të ndryshme.

Përmes një postmi në rrjetet sociale, Jaho shkruan se maestro Placido Domingo përveçse një artist i kalibrit më të lartë botëror është dhe një zotëri i vërtetë.

https://a2news.com/2019/08/13/abuzime-seksuale-edhe-ne-opera-tete-femra-akuzojne-tenorin-placido-domingo/

“Kam patur nderin dhe privilegjin të këndoj me maestro Placido Domingo në produksione dhe koncerte në mbarë Botën. Përveç të qenit të artist legjendar dhe i mrekullueshëm që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në botën e muzikoës, jo vetëm me performancat e tij por edhe me përkushtimin e thellë për të mbështetur gjeneratën e këngëtarëve të rinj, maestro Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm një koleg shpirtmirë dhe i përkryer, por edhe një zotëri elegant dhe pa të metë. Do ta ruaj gjithmonë si thesar çdo kujtim të eksperiencave artistike që kemi ndarë së bashku”, shkruan sopranoja e famshme Jaho në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos