Akuzat për blerjen e ventilatorëve, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 18:38 | Bota
Akuzat për blerjen e ventilatorëve, dorëhiqet ministri i

Ministri i Shëndetësisë në Poloni, Lukasz Szumowski njoftoi dorëheqjen nga detyra e tij pas akuzave dhe kritikave në rritje për mënyrën se si ky institucion ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Qëndrimi i Szumowski në fazën e parë të pandemisë e bëri atë një nga politikanët më të besueshëm në Poloni në muajin prill, por ky imazh u fanit pas skandaleve që shpërthyen në lidhje me blerjen e ventilatorëve dhe maskave. Ministri Lukasz Szumowski i mohon të gjitha këto akuza.

“Dua t’iu informoj se sot do të jap dorëheqjen. Mendoj se kjo ishte koha e duhur”, u shpreh ministri në një deklaratë duke shtuar se kishte ndërmend ta bënte këtë gjë më herët, por ishte detyruar të qëndronte në detyrë për t’u përballur me krizën.

Pas kësaj deklarate reagoi dhe kryeministri Mateusz Morawiecki i cili njoftoi se ministri i ri i Shëndetësisë do të prezantohej në fund të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos