
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, për inceneratorët.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra ndërsa tani falë impianteve moderne do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave.
“O Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”, shkruan Rama.
Më herët, kryedemokrati kërkoi nga SPAK hetim për çështjen e inceneratorëve dhe konçesioneve. (A2 Televizion)