Zgjedhjet në PD, Kryesia merr listën e 326 kandidatëve nga faza e parë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 13:23 | Politikë
Zgjedhjet në PD, Kryesia merr listën e 326 kandidatëve nga faza e

Burime nga PD bëjnë me dije, për A2, se Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike i ka dërguar Kryesisë listën me emrat e kandidatëve për deputetë, e përbërë nga 326 kandidatë, dalë nga procesi zgjedhor që u krye në të gjithë vendin.

Në fazën e parë ishin rreth 500 kandidatë që garuan për deputetë. Kryesia do të zgjedhë 140 kandidatët finale.

Të paktën, 80% e kandidatëve në listën finale do të jenë nga lista me 326 emrat e votuar nga anëtarësia. Kryetari dhe Kryesia kanë të drejtën të propozojnë deri në 20% të emrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos