Van Damme shfaqet në Kosovë, surprizon të gjithë me varësen e tij me shqiponjë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 16:40 | Showbiz

Aktori i njohur, Jean Claude Van Damme, ndodhet aktualisht në Kosovë. Ai ka qenë i pranishëm në një aktivitet, e ndërsa është takuar edhe me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, pas prezencës së tij në Kosovë, një vëmendje të madhe ka tërhequr varësja. Ai mbante në qafë një varëse ari me simbolin e shqiponjës duke surprizuar të gjithë.

Van Damme është një nga aktorët e preferuar, ku ka spikatur për disa nga filmat më të shikuar ndër vite si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Street Fighter”, “Hard Target”, “Double Impact”, etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos