Kim Kardashian për Pete Davidson: Kam hyrë në një lidhje me të për t'u larguar nga drama e Kanye West

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 22:30 | Showbiz
Kim Kardashian për Pete Davidson: Kam hyrë në një lidhje me

Kim Kardashian ka pranuar se ka hyrë në një lidhje me Pete Davidson vetëm për të harruar ish bashkëshortin Kanye West, pas divorcit me të dhe dramat që e kanë shoqëruar. Ajo u ka rrëfyer motrave të saj të më të vogla, Kendall dhe Kylie, se është e vetëdijshme që kjo nuk është gjëja më e mirë, por zbulon se e ka bërë.

“Padyshim që u futa në një lidhje tjetër shumë shpejt. Më hoqi mendjen, por le të themi që kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u ikur gjërave”, tha Kim.

Pas ndarjes së ish-çiftit në janar 2021, West u bë kryefjalë kur kritikoi publikisht Kardashian në internet se e mbante larg fëmijëve të tyre. Kardashian e mohoi akuzën dhe iu lut West që të ndalonte ngacmimet.

E ndërsa lidhja e Kim me Davidson zgjati vetëm nëntë muaj dhe çifti u nda në gusht 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos