Akuzohej për vjedhje, godet punonjësin e policisë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 09:50 | Kronikë
Akuzohej për vjedhje, godet punonjësin e policisë, arrestohet

Një 40-vjeçar, i cili akuzohej për vjedhje, është vënë në pranga në Elbasan, ndërsa në momentin e kapjes ka bërë rezistencë duke goditur edhe një nga punonjësit e policisë.

Bëhet e ditur se personi i arrestuar është shtetasi Dh.B., 40 vjeç. Sipas policisë, ky person më datë 25.07.2020, në fshatin Katundi i Ri, dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., (fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi në cilësinë e dëshmitarëve okular nuk kanë kallëzuar krimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos