Organizuan ceremoni festive, gjobë nga 1 milion lekë dy restoranteve në Fier

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 15:48 | Kronikë
Organizuan ceremoni festive, gjobë nga 1 milion lekë dy restoranteve

Edhe pse gjoba është 1 milion lekë, sërish vijojnë organizimet e ceremonive festive, por edhe mortore gjatë pandemisë.

Së fundmi, policia në Fier ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë dy restorante të cilat kishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia u bën apel të gjithë pronarëve dhe administratorëve të subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos