
Policia ka bërë të ditur se, në orët e para të mëngjesit të sotëm, një 68-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë, në Mullet.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)