Korrupsioni i zyrtarëve, nisma “Thurje” tjetër kallëzim në Prokurorinë e Posaçme

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 13:42 | Aktualitet

Struktura më e rëndësishme e hetimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, struktura që ushqeu pritshmëritë më maksimale në radhët e organizmave të drejtësisë së re, SPAK, filloi punën zyrtarisht në 20 Dhjetor 2019. Drejtuesi Arben Kraja në këtë nisje u tregua fjalëpak, ashtu siç tha: “Iku koha e llafeve, kemi shumë punë”. Punët për SPAK-un nisën shpejt, kur vetëm tre ditë më vonë mbërriti kallëzimi i parë. Ishte nisma “Thurje” që dorëzoi kallëzimin te Prokuroria e Posaçme SPAK për koncensionin e sterilizimit, pas dyshimeve se kjo është një aferë korruptive. Stiva e dosjeve në pritje u rëndua nga të rejat, të njëpasnjëshme, ku një pjesë të mirë e bëri opozita jashtë Parlamentit, e lëvizje civile si nisma “Thurje”. E fundit në këtë listë u regjistrua sot. Napolon Laska, një nga përfaqësuesit e nismës “Thurje”, jep më shumë detaje nga studio e “Ditari” në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos