Ish-kampioni i Europës me Francën e Platini dhe Tigana, Alain Giresse, do të jetë trajneri i ri i Kosovës.
Legjendë e Bordeaux, me të cilin në vitet 70-80 ka shënuar më shumë se 158 gola, ish-trajner i Toulouse dhe PSG-së në Ligue 1, Giresse ka një eksperiencë të gjerë me përfaqësueset kombëtare si Gabon, Senegal dhe Tunizi dhe Mali, ku ka arritur rezultatin më të mirë me vendin e tretë në Kupën e Afrikës, në vitin 2012.

Giresse pritet të marrë menjëherë detyrën për t’u përgatitur për miqësoret e muajit mars me Burkina Fason dhe Zvicrën, ndërsa më 2 qershor do të nisë eliminatoret e Nations League. (A2 Televizion)