
Nata e Champions League respekton parashikimet e fillimit. Chelsea dominon kampionët e Francës të Lille, me një rezultat të pastër 2-0 që mund të qetësojë Tuchelin në objektivin e kalimit të turit.
Golat u shënuan nga gjermani Havertz në fillim të ndeshjes dhe nga Pulisic në minutën 63, pas një ndeshje gjithsesi të luajtur mirë nga të dy ekipet. Romelu Lukaku, blerja me e shtrenjtë e historisë së klubit kampion i Europës, nuk shkeli fare fushën e bletë.
Ndërkohë, Villareal dhe Juventus barazuan 1-1 në një ndeshje që kishte filluar shumë mirë për italianët. Serbi Vlahovic shënoi vetëm pas 33 sekondave, goli i dytë më i shpejtë në Champions pas atij të Kokoplyanka në vitin 2015, pikërisht me Sevilla e trajnuar nga tekniku i Villareal Emery.
Spanjollët barazuan në minutën e 67 me Parejo, që përfiton nga një gabim i mbrojtjes juventine. Ndeshja midis këtyre dy ekipeve mbetet ende tejet e hapur. (A2 Televizion)