Vendimi i Apelit Administrativ për Zhaklina Peton: Ndalimi i kandidimit për në Kushtetuese, në shkelje të ligjit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 11:01 | Aktualitet
Vendimi i Apelit Administrativ për Zhaklina Peton: Ndalimi i kandidimit

Apeli Administrativ zbardh vendimin që ktheu kandidaten e skualifikuar Zhaklina Peto, në garën për Gjykatën Kushtetuese. Sipas Apelit, vendimi i KED për ndalimin e kandidimit të Petos është nxjerrë në shkelje të rëndë të procedurave ligjore.

Në rastin e saj, argumenton Apeli Administrativ, është cenuar procesi i rregullt ligjor. Apeli ka konstatuar se KED ka vendosur ndalimin e kandidimit për Peton, për mosplotësimin e kushtit ligjor, lidhur me kontrollin e pasurisë.

Sipas Apelit, Peto nuk ka pasur asnjë komunikim nga KED lidhur me përfundimet e kontrollit të saj dhe i është mohuar e drejta për t’u dëgjuar apo për të dhënë qëndrimin dhe kundërshtitë e saj me shkrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos