Imzot George Frendo, pozitiv me koronavirus, shtrohet në spital

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 18:31 | Aktualitet
Imzot George Frendo, pozitiv me koronavirus, shtrohet në spital

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.

“Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, mbyllet njoftimi i KISH.

Një ditë më parë, rezultoi pozitiv me koronavirus edhe kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Anastasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos