Alarm te Italia, mbi një muaj jashtë, Verratti rrezikon Europianin

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 17:02 | Futboll
Alarm te Italia, mbi një muaj jashtë, Verratti rrezikon Europianin

Lajme të këqija për Italinë, kur ka mbetur vetëm një muaj nga starti i Kampionatit Europian. Marco Verratti ka pësuar një lëndim të ligamentit të gjurit të djathtë dhe duhet të qëndrojë 4 deri në 6 javë jashtë fushave të lojës.

Dëmtimi i pësuar gjatë stërvitjes së fundjavës rrezikon ta mbajë yllin e mesfushës jashtë turneut më të rëndësishëm kontinental. Situata e krijuar, natyrshëm që e ka shqetësuar trajnerin Roberto Mancini.

Drejtuesi i stolit të Italisë do të ndjekë me kujdes gjendjen e Verrattit gjatë grumbullimit përpara Euro 2020, për të kuptuar nëse futbollisti i Paris Saint Germain do të jetë në gjendje të kontribuojë për ekipin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos