Ndërpreu takimin në “Selman Stemasi”, lirohet presidenti i Kastriotit

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 10:51 | Futboll
Ndërpreu takimin në “Selman Stemasi”, lirohet presidenti i

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Vogli, administrator i klubit.

Për Alban Voglin gjykata caktoi masën "detyrim për paraqitje", ndërsa për Gazmend Voglin "arrest në shtëpi".

Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet. Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/08/zyrtaret-e-ekipeve-ne-fushe-dhe-policia-ne-dyert-e-stadiumit-momentet-e-tensionit-ne-tirana-kastrioti/?foto=2

A2 CNN Livestream

Latest Videos