
Legjenda e Juventusit i jep sërish lamtumirën bardhëzinjve. Ekipi torinez, që këtë vit po përjeton një nga sezonet më të vështira të dekadave të fundit, nuk do të ketë sezonin e ardhshëm as kapitenin historik Gianluigi Buffon.
“Mbyllet përfundimisht eksperienca ime me Juventusin. Kemi arritur në fundin e një cikli dhe është e drejtë të iki. Besoj se kam dhënë gjithçka për këtë fanellë”.
Por legjenda 43-vjeçare e Juves dhe Italisë, që ka bërë debutimin e tij me Parmën në vitin 1995, lë ende të hapur mundësinë e një eksperience të re, siç bëri me PSG. “Mundet, por duhet të gjej diçka që më jep stimuj”. (A2 Televizion)